Shehapi: Në 2015-tën 4% më shumë mjete për kulturën shqiptare
Financimi i projekteve shqiptare nga sfera e kulturës, vitin e ardhshëm do të shënojnë rritje prej 4%....

Sipas sekretarit shtetëror, Behixhudin Shehabit, projektet shqiptare në Ministrinë e Kulturës do të financohen me 720 milion denarë.
“Në përqindje në 2014 mesatarja ka qenë 16%, kurse në 2015 pa ankesa mesatarja është 20%. Përqindja është shtuar në pjesën e dramës dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar. Kemi një rënie në veprimtarinë botuese dhe folklorike, sepse kriteret kanë qenë më të ashpra. Është kërkuar që një ansambël të marrë pjesë në minimum 20 manifestime, ndërkaq me kriteriumet që sivjet kemi filluar në veprimtarinë botuese, aplikacionet individuale nuk janë pranuar, por vetëm shtëpitë botuese”- deklaroi sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi.
Sipas tij, prioritet janë punimet për Bibliotekën e Tetovës, që do të realizohen në tre faza dhe do të përfundojnë vitin e ardhshëm.
“Projekti Biblioteka në Tetovë nuk është një ëndërr, është një realitet. Faza e parë është kryer, faza e dytë është kah përfundimi dhe mendoj se kah viti i ardhshëm, afër kësaj periudhe kohore, do ta kemi objektin karabina”- tha Shehapi.
Buxheti i Ministrisë së Kulturës sivjet peshon 3.6 miliard denarë, ndërsa me pak përkrahje në 2015-tën do të gëzojë veprimtaria botuese dhe folklori. (Flutura Latifi, TVM2)
