Maqedoni
KSI me propozime të reja: Jo më maska për nxënësit, vetëm për mësuesit
16.03.2022 16:15
Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar heqjen e maskave për nxënësit e shkollave fillore...

Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar heqjen e maskave për nxënësit e shkollave fillore, por jo edhe për mësimdhënësit. Në qoftë se një nxënës në një klasë është pozitiv, atëherë vlejnë masat e njëjta. Pra, në izolim duhet të shkojnë nxënësit që i ka pasur më afër.
“Tani për tani mbetet e njëjtë mënyra e izolimit. Masën që tani e propozojmë në përputhje me rrezikun epidemiologjik, gjegjësisht në harmoni me mjetet që i promovuam javë e kaluar. Për momentin sipas atyre parametrave ndodhemi në fazën e gjelbër, përcjellja e të gjitha parametrave do të vazhdojë të jetë aktive dhe nëse shohim çfarëdo lloji përkeqësimi të situatës epidemiologjike, atëherë sërish mund të kthehen në fuqi masat dhe rekomandimet.”,- tha zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq.
Petliçkovski: Lehtësime po, por pandemia nuk ka përfunduar
Rritet nga 50 në 75% kufizimi i personave prezentë në objektet e mbyllura. Propozohet të mos kërkohen më certifikatat e vaksinimit në ambientet e hapura të restoranteve apo kafeneve. Në ambiente të mbyllura, certifikata përsëri do të kërkohet.
“Situata aktuale na jep hapësirë pak të lëvizim, por në atë hapësirë që lëvizim absolutisht do të përqendrohemi në reklamimin e vaksinimit dhe në sqarimin se pse akoma nuk e kemi mbyllur pandeminë, sepse ne nuk e dimë se çka do të ndodh pas një muaji, ndërkohë vaksinimi mbetet mjeti më i fuqishëm në luftën kundër pandemisë.”,- tha kryetari i KSI-së, Aleksandar Petlickovski.
Komisioni vlerëson se heqja e masave dalëngadalë nuk e rrezikon popullatën, por sërish fjalën e fundit e ka Qeveria. Aktualisht numri i rasteve aktive është nën 2 mijë persona dhe numri më i madh i tyre janë nga Shkupi.
VLORA LATIFI TOPOJANI
