Maqedoni
Lufta në Ukrainë, dy kompani të mëdha duan të zhvendosen në RMV
16.03.2022 17:25
Dy kompani të mëdha investimet e tyre duan t’i transferojnë nga Ukraina në RMV për shkak të luftës...

Dy kompani të mëdha investimet e tyre duan t’i transferojnë nga Ukraina në RMV për shkak të luftës. Aktualisht po kërkohen mënyra se si do të realizohet transferimi, cilat duhet të jenë lokacionet për objektet e reja dhe si të funksionojnë kompanitë.
Nga Drejtoria për Zonat Zhvillimore e Teknologjike thonë se do bëjnë gjithçka për t`ju ndihmuar sepse kjo nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës për qytetarët tanë. Për shkak të krizës në Ukrainë ka paralajmërime për investime të tjera nga kompanitë që kishin plan të zgjeroheshin atje, por tani po i ndryshojnë planet.
“Ajo që është e rëndësishme është se kemi një kompani seriozisht të madhe amerikane që nuk është e pranishme në vend dhe e cila për shkak të situatës në Evropën Lindore ka shpallur një mision në rajon në fillim të prillit, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Disa vende në rajon janë duke u skanuar. Pjesë e planeve të tyre investuese, të cilat janë vërtet të mëdha, është një shumë fondesh që është mbi 150 milionë euro. Ka shumë mundësi që ajo të zhvendoset në rajon, ndaj do të bëjmë çmos që ta bindim kompaninë të investojë në vend.”,- tha drejtori i Zonave Zhvillimore Industriale Teknologjike, Jovan Despotovski.
SEDAT SELIMI
