Maqedoni
Covid-19, 1 fatalitet e 328 raste të reja në 24 orë
16.03.2022 17:36
Janë 328 rastet e reja Covid nga 2.535 testet e bëra në 24 orët e fundit në vend...

Kryeson Shkupi me 179 raste. 65 janë riinfektime. Në këto 24 orë është regjistruar vetëm një fatalitet, një 58 vjeçar nga Kërçova që vdiq në kushte spitalore.
Statistikës së fataliteteve sot iu shtuan edhe 3 vdekje me diagnozë Covid nga “Termini im”, nga Gostivari, Shtipi dhe Strumica, të moshës prej 48-77 vjeç që realisht kanë ndërruar jetë nga 9-12 mars, dy në spital e një në shtëpinë e tij.
Janë regjistruar edhe 237 të shëruar, prej të cilëve shumica, apo 131, në Shkup. Aktualisht në vend ka 1.921 raste aktive Covid.
