Shumë vendbanime pa energji elektrike

30.12.2014 16:56

Ulja e temperaturave dhe moti i ligë ka shtuar telashet e qytetarëve. Reshjet e mëdha të dëborës ndikuan që shumë vendbanime të përballen me defekte të energjisë elektrike, sidomos fshatrat e Dibrës, Strugës dhe Ohrit....

“Nuk e di si çfarë është gjendja, por ka disa fshatra ku asnjë shtëpi nuk ka energji elektrike, sidomos në Komunën e Sarajit”- u shpreh një qytetar.

“Rrymë s’ka prej dje në tre të mbrëmjes deri në ora 11, sot përsëri erdhi, por prapë u ndal brenda ditës”- tha një qytetar.

“Për momentin kemi, por nuk kemi pasur para dy ditëve”- theksoi një qytetar. 

Nga EVN-ja njoftojnë se ata po punojnë me intensitet të lartë për të zgjidhur defektet në të gjitha zonat, por hasin në vështirësi në vendet malore.

“Ka shumë angazhime në këto temperatura shumë të ulëta që të mundet sa më shumë përdorues të jenë të kyçur ose të furnizohen me rrymë elektrike. Aty pas mesnate janë zgjidhur problemet në dy vendbanime në regjionin e Strugës, mbeten vendet kritike, ato vendbanime të cilat gjenden në mal, por besoj se sot do të duhet të zgjidhen edhe defektet në ato vende kritike”- deklaroi zëdhënësi i EVN-së, Atanas Kovaçevski.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura të ulëta paralajmëruan edhe për ditët në vijim. Mëngjes më i ftohtë pritet të premten kur temperatura do të zbresë deri në ¬20 gradë. (Ersan Pajaziti, TVM2)