Një tërmet me magnitudë 7.3 goditi brigjet e Fukushimës
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se epiqendra e tërmetit ishte 60 kilometra nën nivelin e detit....

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se epiqendra e tërmetit ishte 60 kilometra nën nivelin e detit. Rajoni është pjesë e Japonisë veriore ku një tërmet me magnitudë 9.0 i ndjekur nga një cunami masiv 11 vjet më parë shkaktoi një katastrofë bërthamore.
Tërmeti i sotëm vjen vetëm pak ditë pas përvjetorit të fatkeqësisë së 11 viteve më parë. Agjencia lëshoi një alarm për cunami pas një rritje prej tre metrash të nivelit të detit në prefekturat Miyagi dhe Fukushima.
Televizioni kombëtar raportoi se cunami ndoshta kishte goditur tashmë disa pjesë të vendit. Kompania e energjisë elektrike që operon termocentralin bërthamor të Fukushimës tha se stafi po kontrollonte për dëmtime në termocentralin, i cili pësoi një fatkeqësi të rëndë pasi tërmeti dhe cunami i vitit 2011 shkatërruan sistemin e ftohjes.
Tërmeti preku shumë pjesë të vendit, me lëkundje të raportuara edhe në Tokio.
