Maqedoni

Zëvendëskryeministri i parë, Grubi, takoi ambasadoren e ShBA-së, Kate Marie Byrnes

16.03.2022 17:58

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot ka takuar ambasadoren e SHBA,-së, Kate Marie Byrnes...

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot ka takuar ambasadoren e SHBA,-së, Kate Marie Byrnes,  me të cilën diskuatuan për rrjedhën e dialogut me Bullgarinë dhe qasjen konstruktive për të zhbllokuar sa më shpejtë rrugën e integrimit, për masat e ndërmarra ekonomike në mbrojtje të standardit jetësor të qytetarëve nga kriza globale ekonomike dhe energjetike, si dhe për Korridorin 8 që pritet të fillojë të ndërtohet në mes të këtij viti nga kompania e mirënjohur amerikane, Bechtel Enka.

Grubi shprehu edhe gatishmërinë e Qeverisë për të mirëpritur ukrainasit që do të kërkojnë strehim në vendin tonë.