Normalizohet transporti hekurudhor në vend
Trenat për udhëtarë dhe mallra do të qarkullojnë sërish pasdite...

Është ndërprerë bojkoti i makinerive dhe stafit ekzekutiv të Transportit hekurudhor të Republikës së Maqedonisë së Veriut SHA - Shkup, të cilëve sot u janë paguar shpenzimet materiale për muajin e fundit, që ka qenë arsyeja e ndërprerjes së qarkullimit hekurudhor nga dita e djeshme në ora 15:00, konfirmoi për MIA-n Toni Dimovski - kryetar i Sindikatës së Makinistëve.
Dimovski tha se kanë marrë premtim nga menaxhmenti i HRMV Transport SHA - Shkup se pjesa e parë e pagës do të bëhet nesër.
Menaxhmenti i HRMV Transport dje vlerësoi se ndërprerja e punës është e kundërligjshme, pra nuk është organizuar në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe Kontratën Kolektive, dhe se nuk është shkaktuar për shkak të momentit social apo kushteve tjera me kryerjen të detyrave të punës, por për përfitime personale të makinistëve.
