Ekonomi

KRRE: Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

16.03.2022 18:56

Komisioni Rregullator i Energjetikës njofton se nga mesnata ulen çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Komisioni Rregullator i Energjetikës njofton se nga mesnata ulen çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPERI BS-98 ulen për 5,00 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZEL (D-Е V) ulet për 6,00 denarë/litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 5,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 2,550 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 56,749 den/kg.
 
Me këtë vendim prej mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS - 95 81,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS - 98 83,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 79,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 56,749 (denarë/kilogram)
 
Nga KRRE thonë se ky vendim vjen si pasojë e uljes së çmimeve referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 4,533 %, te nafta për 7,922 %, te vaji ekstra i lehtë për 7,911 % dhe te mazuti për 4,928%.
 
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,119%.
 
Nga KRRE theksojnë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 17.3.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t'i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.