Botë
COVID në Shqipëri, 93 të infektuar dhe 42 të shtruar në spital
16.03.2022 19:41
Në 24 orët e fundit janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 27 qytetarë në Tiranë...

Në 24 orët e fundit janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 27 qytetarë në Tiranë, 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Prrenjas.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët tetë janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit një 79-vjeçar nga Berati i prekur me COVID ndërroi jetë.
Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,662 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, sipas ministrisë.
