Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetik....

Me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës prej mesnatës janë ulur çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPERI BS-98 janë ulur për 5 denarë për litër, çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZEL (D-Е V) ulet për 6,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri është ulur për 5,50 denarë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 2,550 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 56,749 den/kg.
Nga KRE thonë se ky vendim vjen si pasojë e uljes së çmimeve referente të derivateve të naftës në tregun botëror, që në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje. Edhe Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,119%.
