Java e katërt e sulmit ushtarak në Ukrainë, goditen caqe civile, njoftohet për viktima
17.03.2022 11:40
Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e katërt....

Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e katërt, ndërsa forcat ruse vazhdojnë bombardimet pa kursyer as caqet civile. Këtëmëngjes njoftohet për goditje me raketë të një ndërtese banimi, ku ka pasur edhe viktima dhe të plagosur.
Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky akuzoi Rusinë se një dit më parë goditi qëllimisht teatrin në Kiev ku po strehoheshin mbi 1000 persona. Por Zelenski thotë se forcat ruse kanë pësuar humbje të mëdha.
