Produktet bazë, buka, mielli, vaji dhe produkte tjera pa TVSH
17.03.2022 12:09
Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike....

Hiqet Tatimi i Vlerës së Shtuar për produktet bazë ushqimore në vend.
Të gjithë marketet që shesin bukë, miell, qumësht, sheqer, vaj, mish, oriz dhe vezë nga sot do të japin fatura fiskale me zero TVSh. Siç bëjnë të ditur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, kjo do të thotë se në llogaritë fiskale te TVSH-ja për produktet bazë duhet të vendoset shenja me shkronjën “G”, me çka lirohen nga tatimi i vlerës së shtuar.
“Obligimi ligjor del nga Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për vlerë të shtuar me çka zgjerohet lirimi nga TVSH-ja për produktet bazë për ushqim”, thonë nga DAP. Vendimi hyn në fuqi prej sot dhe do të zgjasë deri më 31 maj.
