Kuvend, me 84 vota “për” miratohet rritja e pensioneve
17.03.2022 11:54
Me 84 vota “për” përfshirë edhe deputetët e opozitës....

Me 84 vota “për” përfshirë edhe deputetët e opozitës, mbrëm u miratua ndryshimet në ligjin për sigurim pensional dhe invalidor.
Ndryshimi i metodologjisë parasheh 50% e pensionit të llogariten në bazë të shpenzimeve të jetesës dhe 50% në bazë të pagës mesatare.
Në mënyrë plotësuese, secili pensionist për muajt mars, prill dhe maj do të marrë nga 1000 denarë si ndihmë për periudhën e rritjes së çmimeve.
