Maqedoni

Organizatat për parandalim të HIV-it reaguan kundër shkurtimit të mjeteve për 40%

17.03.2022 14:33

Platforma e 14 organizatave që japin shërbime për parandalim të HIV-it...

Platforma e 14 organizatave që japin shërbime për parandalim të HIV-it, ka reaguar ndaj shkurtimit të buxhetit për prevenim të HIV-it, që është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tyre, 40% e mjeteve janë shkurtimi pa debat dhe analizë paraprake profesionale.  
 
“Falë këtyre programeve, Maqedonia në këto 15 vite mbante kontroll të plotë të epidemisë së HIV-it te popullsia e njerëzve që injektojnë drogë dhe punëtorë seksual dhe një nga nivelet më të ulëta të infektimit në rajon. Ndërprerja e shërbimeve për grupet e ndjeshme do të thotë rritje të infektimeve të reja dhe rritje të vdekjeve për shkak të HIV-it. Nga ana tjetër edhe rritje e presionit ndaj institucioneve shëndetësore kyçe.”,- tha Andrej Senih nga Shoqata “Së bashku më të Fuqishëm”.
 
“Shërbimet për mbrojtje nga HIV-i nuk janë aktivitete të projekteve të shoqatave por shërbime të domosdoshme që shteti patjetër t’i sigurojë për arritjen e kontrollit të plotë të epidemisë së HIV-it dhe t’i jepet fund të njëjtës. Këto janë obligime të shtetit që nuk guxon të ndërpriten në asnjë moment.”,- u shpreh drejtoresha e “Hops”, Hajdi Shterjova Simonoviq.
 
Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas tyre, prek në mënyrë direkte rreth 10 mijë njerëz të bashkësive më të margjinalizuar të cilët janë shfrytëzues të shërbimeve nga programet që u janë shtuar mjetet. 

GYLTENE SINANI