Maqedoni

Debat – KSHPK: "Kultura e integritetit-luftimi i korrupsionit"

17.03.2022 16:13

Institucionet janë të detyruara të vendosin një politikë integriteti, por edhe të raportojnë mbi zbatimin...

Institucionet janë të detyruara të vendosin një politikë integriteti, por edhe të raportojnë mbi zbatimin në mënyrë që të përmirësojnë sistemin në përputhje me standardet më të larta etike. Kështu tha kryetarja e Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në tryezën e rrumbullakët me temë: “Kultura e integritetit-rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit”. Sipas saj, integriteti është thelbësor për prosperitetin ekonomik dhe përbën rezistencë strategjike ndaj korrupsionit.
 
“Çdo zyrtar gjatë zbatimit të funksionit është i obliguar që të veprojë me vetëdije, profesionalisht, përgjegjshëm në mënyrë efikase duke respektuar parimet e ligjshmërisë, dhe standardeve profesionale pa diskriminim apo privilegj të kujtdo duke respektuar  plotësisht interesin publik.”,- tha kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
 
Dukuritë e korrupsionit duhet çrrënjosur sepse përbëjnë një nga kërcënimet më tinëzare për shoqërinë, tha kreu i qeverisë Kovaçeski. Ndërkohë lufta kundër korrupsionit si proces i rëndësishëm është parakusht për fillimin e negociatave të anëtarësimit thonë nga delegacioni evropian.
 
“Institucionet e shoqërisë, sidomos ata më të  thirrurat, duhet të njohin, parandalojnë dhe ndëshkojnë të gjitha format e korrupsionit.  Jemi një vend ku dyshohet se një kompani që nuk ekziston ka fituar 90 tenderë, imagjinoni po të kishte ekzistuar sa do të kishte fituar, kjo patjetër duhet të ç’rrënjoset. Nëse nuk ka vullnet për këtë dhe nëse ato mekanizma pengohen në çfarëdo mënyre, kjo sëmundje sociale do të mbulojë të gjitha pjesët vitale të dhe do të pengojë zhvillimin e saj.”,- tha kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
 
“Lufta kundër korrupsionit është thelbësore në procesin e anëtarësimit në BE, është thelbësore. Në çdo qeveri do të vlerësohen institucionet, ky do të jetë kapitulli i parë që hapet dhe i fundit që mbyllet. Lufta kundër korrupsionit do të shihet në mënyrë kritike si parakusht për fillimin e negociatave të anëtarësimit, të cilat jemi të vendosur t'i nisim sa më shpejt.”,- theksoi Julian Vasalo nga delegacioni evropian.
 
Përmes kësaj tryeze, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit synon forcimin e përpjekjeve të institucioneve, për futjen e plotë të sistemit të integritetit, zbatimin e duhur të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve si pjesë e rekomandimeve të raundit të pestë të vlerësimit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit - GRECO.

NAIM RAMADANI