Maqedoni

Covid-19, 1 fatalitet e 324 raste të reja në 24 orë

17.03.2022 17:10

Nga 2.290 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 324 raste të reja, 49 prej tyre ri-infektime...

Nga 2.290 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan  324  raste të reja, 49 prej tyre ri-infektime.
 
Është regjistruar 1 person i vdekur nga Velesi në kushte spitalore. Në statistikën e fataliteteve u shtua edhe 2 persona nga Gostivari dhe Resnja me diagnozë KOVID-19 nga “Termini im”, që realisht kanë humbur jetën prej 4 mars deri 5 mars. Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve te të gjithë personat janë regjistruar komorbiditete.
 
Të shëruarit në këto 24 orë janë 287, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë, apo 175 janë në Shkup. Numri i rasteve aktive aktualisht është 1.955, prej të cilëve 1066 në Shkup.