Maqedoni
Inspektorati i Tregut: Nga 200 kontrolle janë konstatuar 41 shkelje
17.03.2022 17:31
Inspektorati i Tregut gjatë kësaj jave nga 200 kontrolle të kryera...

Inspektorati i Tregut gjatë kësaj jave nga 200 kontrolle të kryera, ka konstatuar se 41 subjekte tregtare kanë kryer veprime në kundërshtim me Ligjin për Tregti. Te 19 subjekte është konstatuar se nuk e kanë respektuar vendimin për shërbime të veçanta tregtare, derisa janë shqiptuar edhe 18 dënime për mosrespektim të vendimit të qeverisë për kufizimin e marzhës së fitimit.
“Te 19 subjekte janë konstatuar shkelje dhe janë shqiptuar edhe urdhëresa pagesore 10 subjekte janë tregtar të mëdhenj ku urdhëresat pagesaore janë 7000 euro dhe 350 euro për personin përgjegjës. Te tre subjekte janë shqiptuar urdhëresa pagesore nga 3000 euro për personin juridik dhe 200 euro për personin përgjegjës. Te 18 tregtarë janë dhënë urdhëresa pagesore për mosrespektim të Ligjit për Tregti lidhur me evidencës se nuk ndodhet në objektin tregtar që është kusht për konfirmimin e vendimit për kufizim të marzhës. Te një subjekt kemi shqiptuar urdhëresë pagesore për sjellje të pandershme tregtare, pasi janë konstatuar sasi në magazinën e vajit që nuk ishte ekspozuar në rafte në ditën e kontrollit.”,- deklaroi drejtoresha e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska Dimoska.
Po ashtu inspektorati te tre objekte tregtare ka konstatuar kushtëzime të konsumatorëve për blerjen e produkteve të caktuara me blerjen e produkteve të tjera dhe janë shqiptuar dënime prej 4 mijë eurosh për personin juridik dhe 120 euro për personin fizik përgjegjës. Pjesa më e madhe e kontrolleve janë kryer për vaj, bukë dhe miell. Po ashtu po bëhen kontrolle edhe te prodhuesit e vajit, me ç’rast janë konstatuar sasi të mjaftueshme të vajit për të paktën tre muaj, ndërsa çmimi sillet në rreth 100 denarë për litër. Nga inspektorati bëjnë të ditur se janë kryer kontrolle edhe te tregtarët me shumicë të cilëve po ashtu do t’u shqiptohen dënime për shkelje të ligjit.
LEUNORA KALIQI
