Maqedoni
U promovua libri i ish ambasadorit të Shqipërisë, Arben Çejku
17.03.2022 17:48
Në Universitetin e Tetovës është bërë promovimi i librit “Sovraniteti versus integriteti”...

Në Universitetin e Tetovës është bërë promovimi i librit “Sovraniteti versus integriteti” e “Prapaskenat e dialogut dhe sfida e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë” të autorit Arben Çejku, ish-ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast rektori i këtij universiteti, Reshat Qahili, tha se në ushtrimin e detyrës së ambasadorit në vendin tonë, Arben Çejku, ka dhënë një kontribut të çmuar diplomatik.
“Në ushtrimin e detyrës së ambasadorit në vendin tonë, Arben Çejku ka dhënë një kontribut të çmuar diplomatik, në afrimin e popujve të rajonit, sidomos në promovimin dhe njohjen e kulturave mes tyre.”,- tha rektori i UT-së, Reshat Qaili.
Ndërkohë, profesori universitar, Veton Latifi, recensent i librit nënvizoi faktin se Arben Çejku, njeh mirë rrethanat politike në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon, prandaj reflektimet e tij në libër janë shumë të mirëseardhura.
Autori është shprehur falënderues që i është mundësuar që të promovojë këtë libër në universitetin e Tetovës.
Në këtë promovim kishte përfaqësues të partive politike, profesor, studentë dhe mysafirë të tjerë.
VISAR SADIKI
