Maqedoni
Shqipja në uniformat e policisë, “E majta” e dërgon draftin në Gjykatën Kushtetuese
17.03.2022 17:59
Partia “E majta” ka iniciuar në Gjykatën Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit...

Partia “E majta” ka iniciuar në Gjykatën Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit për përdorimin e gjuhës shqipe në uniformat dhe emblemat e uniformave të policisë.
Sipas tyre, dekreti bie ndesh me amendamentin e pesë të kushtetutës dhe Ligjin për policinë, në të cilin thuhet se puna e policisë është e unifikuar të në gjithë territorin e shtetit. “E Majta” vlerëson se Qeveria nuk ka respektuar Rregulloren për përdorimin e uniformave të policisë dhe ka shkelur atë për qëllime të caktuara politike.
