Maqedoni
Ali Ahmeti: Shqipja në uniformat e policisë akti i kryer
17.03.2022 18:13
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se vendimi për gjuhën shqipe në uniformat e policisë në RMV është akt i kryer...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se vendimi për gjuhën shqipe në uniformat e policisë në RMV është akt i kryer dhe ka refuzuar të komentojë shkrimet që ka bërë në Facebook, kreu i “Levicës”, Dimitar Apasiev, duke thënë se nuk ka kohë të merret me të.
“Unë mendoj që është akt i kryer ky dhe është çështje kohe se kur do të materializohet në praktikë. Është çështje e përmbyllur, nuk ka çfarë të vonohet. Mund të ketë lloj-lloj interpretimesh por, çdo ligj merr edhe kohë për zbatimin në praktikë”, tha Ahmeti.
