Botë

81 të infektuar dhe 102 të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

17.03.2022 20:56

81 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus nga 1.224 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri....

81 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus nga 1.224 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
 
33 raste me Covid 19 kanë rezultuar në Tiranë, 8 në Sarandë, 6 në Vlorë, 5 në Shkodër, Gramsh, 4 në Divjakë, 3 në Rroskovec, Dropull, 2 në Lezhë, Delvinë, 1 Fushë-Arrëz, Kukës, Tropojë, Kamzë, Dibër, Fier, Lushnjë, Memaliaj, Devoll, Prrenjas.
 
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, janë 634 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
 
Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 37 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
 
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,764 që nga fillimi i epidemisë.
 
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti Covid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
 
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.