Parashikimi i motit për sot
18.03.2022 08:36
Moti sot do të jetë me vranësira....

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë.
Pasdite posaçërisht në pjesët jugore të vendit me reshje lokale të shiut, ndërsa në viset më të larta reshje të dëborës.
Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veri-lindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 4, ndërsa ajo maksimale prej 4 deri në 10 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me erë të dobët nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10 gradë Celsiusë.
