Ministri i Brendshëm slloven për vizitë në Shkup

18.03.2022 09:19

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë....

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë, i kryesuar nga ministri Alesh Hojs sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

“Pritja zyrtare e ministrit slloven Hojs nga nikoqiri i tij, Oliver Spasovski, do të mbahet në Ministrinë së Punëve të Brendshme, pas çka do të pasojë takim pune i delegacioneve të dy ministrive”, -  njoftojnë nga MPB.

Pas takimit të punës, delegacionet në Klubin e deputetëve, ku ministrat e punëve të brendshme Spasovski dhe Hojs do të nënshkruajnë një marrëveshje për luftë kundër tregtisë me njerëz, pas çka do të pasojnë edhe deklarata për media.