Autoritetet në Ukrainë, deri tani kemi vrarë 14.200 ushtarë rus

18.03.2022 12:40

Në ditën e 23 të pushtimit rus...

Në ditën e 23 të pushtimit rus, ministria e mbrojtjes së Ukrainës thotë se rreth 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Nga ana tjetër, Rusia ka mbetur e heshtur, pasi përditësimi i fundit i saj ishte më 3 mars, ku pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi 7,000. Ndër dëmet e tjera të shkaktuara në armatimet dhe automjetet ruse, Ukraina pretendon se forcat e saj kanë shkatëruar gjithashtu: 450 tanke, kanë rrëzuar 93 avionë dhe 112 helikopterë si dhe kanë çaktivizuar 43 sisteme kundërajrore.

Më shumë se 320,000 qytetarë janë kthyer në Ukrainë për t’i dalë zot vendit që kur Rusia filloi pushtimin e saj, sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës.