“Lidhja Ndërkombëtare”, Boki 13: Nuk kam marrë para shtetërore
18.03.2022 14:45
Bojan Jovanovski i njohur si Boki-13 në fjalën e tij përfundimtare në procesin “Lidhja Ndërkombëtare”...

Bojan Jovanovski i njohur si Boki-13 në fjalën e tij përfundimtare në procesin “Lidhja Ndërkombëtare” para Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Penale tha se është krenar që është kryetar i një OJQ-je që në punën e saj aktive nuk kishte marrë asnjë denarë para shtetërore.
“Përkrahjen nga Qeveria, nga Zoran Zaev, atëherë kryeministër, personalisht e kam pasur që nga dita e parë e formimit të OJQ-së. Zaev u njoftua për punën dhe projektin për ndërtimin e një shtëpie për të moshuarit. Në këtë sallë janë përmendur 719.000 euro, pastaj 233.000 euro, pastaj 350.000 euro dhe janë përmendur të gjitha ato shifra dhe nuk kemi parë asnjë dëshmi për to. Ne pamë vetëm fjalë lakuriq. Më e lehtë ishte goditja e Bojan Jovanovskit.”,- tha Bojan Jovanovski.
Frosina Remenski, Hristina Blazeska, Mile Jovanovski, babai i Boki 13 dhe Jasna Mandiq Ercegoviq janë të akuzuarit tjerë në rastin e OJQ-së “Bashkimi Ndërkombëtar”, e themeluar nga Bojan Jovanovski – Boki 13, përmes së cilës, sipas aktakuzës, dyshohet se biznesmenët janë mashtruar nga qendrat e supozuara për persona të rritur. Jovanovski akuzohet për mashtrim dhe shpëlarje parash.
Remenski akuzohet për ndihmë dhe nxitje në mashtrim, Mandiq dhe Blazeska për ndihmë në mashtrim dhe pastrim parash, Mile Jovanovski akuzohet për ndihmë në pastrim parash dhe prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe trafikim të paautorizuar të armëve. Organizata joqeveritare akuzohet edhe si person juridik. Me fjalën përfundimtare të Jovanovskit përfundoi seanca kryesore për këtë rast dhe gjykatësja Sofçe Gavrilova-Efremova caktoi shqiptimin e aktvendimit për 7 prill.(Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
