Maqedoni

Spasovski: Në RMV janë vendosur 50 shtetas të Ukrainës

18.03.2022 15:00

Rreth 50 refugjatë nga Ukraina, të cilët kanë lidhje familjare me nënshtetas të vendit qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut...

Rreth 50 refugjatë nga Ukraina, të cilët kanë lidhje familjare me nënshtetas të vendit qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut, por institucionet kanë pohuar se vendi duhet të përgatitet për stacionimin dhe pranimin e një numri më të madh të refugjatëve nëse për këtë paraqitet nevoja, thotë ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski. 
                                       
“Deri më tani nuk kemi ndonjë presion ose paralajmërim se mund të na vijnë një numër më i madh i refugjatë nga Ukraina, por kjo nuk nënkupton se kjo nuk mund të ndodhë, sepse duhet të jemi të vetëdijshëm se ajo që është duke ndodhur në Ukrainë është trishtuese dhe ne duhet ta shtrimë dorën e një vendi mik atyre njerëzve që do të kërkojnë strehim dhe po ikin nga një agresion i cili po i ndodh shtetasve të Ukrainës.”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
Hojs: 10 mijë refugjatë kaluan transit në Slloveni
 
Ndërsa në Slloveni deri më tani janë regjistruar rreth 3000 refugjatë, ndërsa 10 mijë të tjerë kanë kaluar transit në Slloveni për në vendet e treta, pohoi ministri slloven i punëve të brendshme. Kapacitetet për stacionimin e refugjatëve nga Ukraina në vendet mike të Sllovenisë dhe të Ballkanit si në Poloni, Sllovaki, Moldavi dhe Romani janë përplot dhe për këtë qëllim Sllovenia tanimë ka ndërmarrë hapa konkretë që të pranojë një numër më të madh të refugjatëve, por kjo është një tregues se më këtë valë duhet të përballen edhe vendet tjera.
                            
“Sllovenia njihet si një vend më ndryshe dhe prandaj jemi përballë një goditje nga numri i refugjatëve. Ndërsa për vendet tjera as mos të flasim, sepse në Poloni kemi diku rreth 2 milion refugjatë, Moldavia po ashtu është përplot, e pastaj vjen Sllovenia dhe Kroacia, ndërsa aftësitë tona janë të pranojmë diku edhe rreth 10 mijë të tjerë, ndërsa ky numër mund të rritet, kur do të përballemi më një fluks më të madh të migrantëve po rritet.”,- tha ministri i punëve të brendshme të Sllovenisë, Alen Hojs.
 
Ndërsa situata e sigurisë në vend është stabile, pohon ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Të dy ministrat e punëve të brendshme pohuan se NATO është e përfshirë në situatën e sigurisë dhe është duke e përcjellë hapësirën ajrore nga dronët të cilat mund të vijnë nga Ukraina, siç ishte rasti me dronin i cili u rrëzua në Zagreb. Të dy ministrat po ashtu pohuan se lufta e përbashkët në parandalimin e tregtisë me qeniet njerëzore do të vazhdojë dhe për këtë qëllim kanë nënshkruar edhe një marrëveshje implementimi.       

FITIM KRYEZIU