Covid-19, 2 të vdekur, 319 të infektuar e 288 të shëruar

18.03.2022 16:45

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit....

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 319 të infektuar me Kovid-19 nga 2250 të testuar.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve 54 janë reinfektime. Po ashtu në raportin për 24 orët e fundit njoftohet edhe për 288 të shëruar dhe 2 të vdekur.

Por, megjithëse virusi Korona vazhdon të jetë i pranishëm e madje edhe të marrë jetë njerëzish, autoritetet shëndetësore njoftojnë për rënie të interesimit të qytetarëve për t’u vaksinuar, prandaj nga dita e hënë do të organizojnë karvan për vaksinim në 14 bashkësi lokale që do të zgjasë dy javë.

Mjekët: Ulet interesimi i qytetarëve për vaksinim

Krahas karvanit, qytetarët kanë mundësi që për çdo ditë të vaksinohen nëpër shtëpitë e shëndetit ku nuk ka fluks të madh të qytetarëve.

“Pas rekomandimeve nga MSh, me dërgimin e porosive nga sistemi “Termini im “për vaksinim me dozën e parë dhe të tretë, ditët e para kishte interesim të madh të qytetarëve megjithatë gjatë 10 ditëve të kaluara, interesimi i qytetarëve është ulur, dhe deri në 100 pacientë në ditë vijnë të vaksinohen për dozën e parë, të dytë dhe të tretë. Qyetatarët që ftohen për t’u vaksinuar me sms porosi janë nga mosha 18 vjeçare dhe mbi 65 vjeç për dozën e parë dhe të tretë, ndërsa qytetarët mbi 65 vjeç me sëmundje shoqëruese ftohen për t’u vaksinuar.”,- tha Sillvana Mirkoska nga Shtëpia e Shëndetit.

Nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vend është 302 e mijë e 867 persona, ndërsa të shëruar janë 291 mijë e 719 pacientë, ndërsa luftën me Covid-19 e kanë humbur mbi 9 mijë qytetarë. Aktualisht në vend ka edhe 1.984 raste aktive me Kovid-19. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)