Maqedoni

Qeveria: Personat me aftësi të kufizuara, lirohen nga participimi për studim

18.03.2022 17:45

Në koordinim me Trupin koordinues për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara....

Në koordinim me Trupin koordinues për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Qeveria solli Dekret për lirimin nga participimi për studime të personave me aftësi të kufizuara. Me këtë Dekret, u mundësohet pa participim të gjithë personave me aftësi të kufizuara të regjistruar në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë.
 
“Ky Dekret u mundëson personave me aftësi të kufizuara t’i realizojnë potencialet e veta dhe zhvillimin personal në bazë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë për t'u përfshirë në proceset e arsimit të lartë dhe për institucionet arsimore është një nxitje për të përshtatur kushtet dhe programet arsimore për këta bashkëqytetarë. Në këtë mënyrë personat me aftësi të kufizuara zhvillojnë kompetenca në përputhje me preferencat e veta dhe bëhen konkurrent në tregun e punës” njoftojnë nga ekzekutivi.
 
Po ashtu me këtë Dekret, përveç të gjithë personave me aftësi të kufizuara, nga participimi i shkollimit lirohen edhe personat me status të fëmijëve pa prindër dhe përkujdesje prindërore, prindërit e papunë të fëmijëve dhe personat me statusin e invalidit të luftës. Sipas nenit 24 nga Konventa e OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të gjithë personat me aftësi të kufizuara kanë të drejt të arsimimit pa përjashtim dhe diskriminim me qëllim të zhvillimit maksimal të potencialit njerëzor.