Botë

76 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

18.03.2022 19:15

76 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar nga 1.866 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri....

76 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar nga 1.866 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
 
Aktualisht në vend numërohen 639 pacientë aktivë me Covid 19, nga të cilët në spital po trajtim 29 të infektuar.
 
36 raste pozitive janë konfirmuar në Tiranë, 6 në Lushnjë, 5 Himarë, Sarandë, 4 në Durrës, 3 në Fier, Dropull, 2 në Kavajë, Skapar, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Kuçovë, Elbasan, Prrenjas.
 
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, janë 639 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
 
71 qytetarë të tjerë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,835 që nga fillimi i epidemisë, ndërkohë që nuk ka asnjë humbje jete të regjistruar.
 
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.