Maqedoni
Gjendet drogë në një lokal në Shkup, tetë persona të arrestuar
19.03.2022 13:42
Gjatë kontrollit të mbrëmshëm të objekteve hotelierike në Shkup, policia ka kontrolluar mbi njëzet persona...

Gjatë kontrollit të mbrëmshëm të objekteve hotelierike në Shkup, policia ka kontrolluar mbi njëzet persona dhe te tetë prej tyre është gjetur drogë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë parashtresat përkatëse.
“Duke vepruar sipas planit të veprimit për parandalimin e krimeve nga nenet 215 dhe 216 të Kodit Penal të RSM në qytet, në objektet hotelierike të Shkupit janë kontrolluar mbi njëzet persona. Pas marrjes në pyetje janë privuar nga liria: A.S (19), FA (25), N.S (31), A.A (24) të gjithë nga Shkupi, A.M (26) nga Manastiri, D.G (27) nga Kumanova dhe M.M (22) nga Gostivari si dhe një i mitur nga Shkupi për shkak se në to është gjetur kokainë, amfetaminë, marihuanë”, u shprehen nga MPB.
