Botë

Vizita e sekretarit amerikan të mbrojtjes, Austin: Ne mbështesim modernizimin e Bullgarisë

19.03.2022 14:58

Sekretari amerikan i Mbrojtje Llojd Austin në turne me dy shtete aleate...

Sekretari amerikan i Mbrojtje Llojd Austin në turne me dy shtete aleate, Bullgarinë dhe Sllovakinië, të cilët posedojnë sisteme raketore ruse C-300. Nga Sofja pas takimit me kryeministrin bullgar Petkov, Austin tha se SHBA-të qëndrojnë prapa modernizimit të forcave ushtarake bullgare, i cili është i domosdoshëm në këtë kohë krize pas sulmit rus në Ukrainë.
 
“Bullgaria po punon gjithashtu për një modernizim të rëndësishëm siç përshkruhet në planin dhjetëvjeçar. Angazhimi juaj për modernizimin është një model që duhet ndjekur nga aleatët e tjerë. Përmirësimi i gatishmërisë ushtarake të Bullgarisë është dhe ndërveprimi me NATO-n,  është edhe më i rëndësishëm sot, kur Evropa të përballet me sfidën më të madhe të sigurisë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë të fort me Bullgarinë dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Evropë”, u shpreh sekretari amerikan i mbrojtjes Llojd Austin.
 
Petkov: ShBA do do të dërgoj automjete sulmuese Strajker
 
Bullgaria ka marrë drejtimin e forcave shumëkombëshe të udhëhequra nga NATO në vend për krizën në Ukrainë, e cila është nën komandën e drejtpërdrejtë të komandantit të përgjithshëm të Aleancës për Evropën. Pas takimit me Austin, kryeministri bullgar Petkov tha se trupat amerikane do të marrin pjesë gjithashtu në forcën shumëkombëshe.
 
“Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të instalojnë një çetë të mjeteve luftarake ”Strajker”. Ky eëhtë një sinjal I fortë nga aleatët tanë. Çeta do të jetë nën komandën e drejtpërdrejtë të Komandantit Suprem për Evropën dhe unë do të sugjeroj që të drejtohet nga një oficer bullgar”, theksoi kryeministri bullgar Kiril Petkov.
 
Sipas Petkovit, Bullgaria nuk do të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë dhe se me sekretarin amerikan të mbrojtjes kanë biseduar vetëm për forcimin e krahut lindor të NATO-s, nga kontinenti deri në pellgun e Danubit. 900 trupa të NATO-s janë vendosur në Bullgari, tha Petkov në një konferencë shtypi me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA Austin në Sofje.
 
SEDAT SELIMI