Maqedoni

SPASh dhe SPP kërkojn harmonizim të pagave me pagën minimale

19.03.2022 15:55

Harmonizimi i pagës minimale në përllogaritjen e pagës në përputhje me marrëveshjet kolektive...

Harmonizimi i pagës minimale në përllogaritjen e pagës në përputhje me marrëveshjet kolektive në sektorin e arsimit dhe policisë. Kjo ka qenë një nga kërkesat e protestës së sotme të përbashkët të Sindikatës së Pavarur të Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatës së Pavarur të Policisë. 
 
Me pankart ku shkruhej “Jeta e një polici vlen 400 euro” nga sindikata e policisë kërkuan që të rritet vlera e pikës nga 27 denarë në 62 denarë. 
 
“Pyetjet të cilat sdi për të cilën herë jam duke I përsëritur, janë të dorzuar në tavolinën e Kryeministrit, gjegjësisht te ministrant që janë të angazhuar për rritjen e pagave dhe harmonizim I pagave. Çështje nga të cilat nuk do të heqim dorë as Sindikata e Pavarur e Policisë, edhe atë jo vetëm për të punësuarit e policisë por do të përmend edhe kolegët policë në burgje, gjykat dhe policisë pyjore. Të cilët janë sotë këtu për të na mbështetur në mënyrë simbolike”, u shpreh kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Delçev. 
 
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit dhe Shkencës, Tomislav Gievski theksoi se ka një revoltë të madhe te arsimtarët, sa i përket mënyrës së llogaritjes së pagave të tyre.
 
“Egziston një revolt i madhë te punonjësit arsimor, për arsye të mënyrës se si përllogaritet rroga. Sot para Qeverisë ka një numër të madhë të punonjësve arsimor të cilët e shfaqin revoltën personale për shkak të rrogës së ulët dhe për arsye të mënyrës se si anashkalohet përllogaritja e rrogës më shumë se një dekad në sektorin e arsimit. Nëse në vendin tonë, në Maqedoni paga minimale është 18.000 denarë, telefonojmë, apelojmë dhe lajmërojmë se dita ditës do të jemi më të shumtë këtu, nëse nuk gjendet zgjidhje që edukatori përfundimisht të marrë pagë dinjitoze në përputhje me ligji dhe standardet e jetesës”, theksoi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit dhe Shkencës, Tomislav Gievski.
 
Përfaqësuesit e Sindikatave, njoftuan se aktivitetet e tyre do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet, pasi që kanë bindjen se përmes veprimit sindikal si mekanizëm mund të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të arrijn sukses.  
 
SANIJE DURAKU