Maqedoni
Marku: Sulmet në tru, pasojë e shpeshtë post-covid
19.03.2022 16:14
Virusi korona lë pasoja të ndryshme muaj me radhë tek pacientët që kanë qenë të infektuar...

Virusi korona lë pasoja të ndryshme muaj me radhë tek pacientët që kanë qenë të infektuar, Mjekët thonë se pasojat jane me te theksuara tek ato organe qe jane prekur tek pacientet.
Disa nga post-Covid simptomat me të cilat përballen personat që tashmë zyratirsht e kanë kaluar Sars Cov2 janë probleme me shqisën e nuhatjes dhe shijen, dhimbje muskujsh, lodhje e probleme psikiqe.
Neurologia Merita Ismajli Marku për TVM2 thotë se pasojat e post covidit janë nga më të ndryshmet dhe në bazë të studimeve më të fundit më të theksuara janë sulmet në tru. Sipas saj pacientët që e kanë kaluar covidin pas dy muajsh rrezikohen nga sulmi në tru.
“Edhe tek ata që kanë shum pak simptome në dy muajt e ardhshëm pas covidit është gjetur që rritet mundësia për sulm në tru pa marrë parasysh qysh e ka kaluar covidin dhe tani kjo është periudhë në mjekësi në shkencë e cila më tutje do të studjohet ,bile bile prej të dhënave që mund të gjinden ne mjekësi dhe neurologji kur vjen një pacient me sulm në tru nëse është më i ri ne si neurolog e kemi nje nprotokolt të analizave që duhet ti bësh psh dihet a e ka tensionin e lartë të gjakut a e ka sëmundjen e sheqerit a pi cigare ,a ka disa sende tjera në gjak, tani flitet vec në protocol nëse nuk gjen arsye tjetër të futet edhe testimi apo serologjia për covidin sikur një prej rizik faktorëve për sulm në tru tek njerëzit më të ri”, u shpreh neulogja Merita Ismajli.
Pasojat post-covid, qytetarët ankohen në plogështi dhe kokëdhimbje
Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se kovidi u ka lënë pasoja në organizëm si plogështi dhe kokëdhembje.
“Vetëm jam këputur edhe prej vjetëve,më dhëmbin krahët duart”, theksoi qytetari.
“Koka më dhemb, më dhëmb dicka dicka, por nuk mund ta vërej mirë, kam dhimbje të trupit, këto janë”, u shpreh qytetari.
Sipas një studimi në Kinë mbi koronën, gati dy e treta e pacientëve të trajtuar në spitale, edhe gjashtë muaj pas sëmundjes akute, vuajnë nga simptoma të ndryshme.
Analiza tregon, se shumica e pacientëve, duhet të jetojnë me disa nga efektet e virusit dhe nënvizojnë nevojën e një kujdesi post-COVID, veçanërisht për ata që kanë kaluar infeksion të rëndë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
