Maqedoni

Covid 19: 5 fatalitete, 273 raste të reja në 24 orë

19.03.2022 16:33

Nga 2.799 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 273 raste të reja, 45 prej tyre ri-infektime...

Nga 2.799 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 273 raste të reja, 45 prej tyre ri-infektime. Janë regjistruar 5 persona të vdekur. 2 në Prilep dhe nga një në Manastir, Kumanovë dhe Ohër.

Të gjihë kanë vdekur  në kushte spitalore. Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 3 persona me diagnozë KOVID-19 nga Termini im, që realisht ka humbur jetën prej 18 shkurt deri 5 mars.

Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve te të gjithë personat janë regjistruar komorbiditete.

Të shëruarit në këto 24 orë janë 233, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë, apo 139 janë në Shkup.

Numri i rasteve aktive aktualisht  është 2.016 prej të cilëve 1087 në Shkup.