Brodec, digjet shtëpia e familjes Saiti

30.12.2014 18:49

Atmira e vogël, me plot trishtim tregon për kamerën tonë se si është ndier në momentet që flaka kishte përfshirë shtëpinë....

Sipas dëshmitarëve, ka qenë vështirë të ndalet zjarri, pasi nga i ftohti që ka kapluar vendin ditët e fundit edhe çezmat pas mesnate kanë qenë të ngrira.

Familja e Bujar Saitit nga Brodeci apelon tek të gjithë njerëzit humanë që me aq sa kanë nevojë ta ndihmojnë këtë familje, që ka ngelur pa kulm në kokë në këto ditë të ftohta dimri. Gjithë ata njerëz humanë që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje me mjete financiare mund të lajmërohen në numrin e telefonit:  070 505 193, ose në numrin e xhirollogarisë: 4243 4556 8647 2072 në “Pro Credit Bank”. (Miftar Emini, TVM2)