Botë
Ukraina, raketat supersonike ruse shkatërruan depo ukraineze, Konashenkov: Operacioni special vazhdon
19.03.2022 17:30
Rusija ka deklaruar se me raketa supersonike ka shkatëruar depot nëntokësorë ukraineze të mbushura me raketa...

Rusija ka deklaruar se me raketa supersonike ka shkatëruar depot nëntokësorë ukraineze të mbushura me raketa dhe me municione të aviacionit. Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov, konfirmoi se forcat e armatosura ruse vazhdojnë të kryejnë një operacion special ushtarak në Ukrainë.
“Më 18 mars, sistemi raketor i aviacionit Kinzhal me raketa supersonike dhe aerobalistike shkatërroi një magazinë të madhe nëntokësore me raketa dhe municione të aviacionit. Sistemi i raketave bregdetare Bastion shkatërroi qendrat e inteligjencës radio dhe elektronike të Forcave të Armatosura të Ukrainës në vendbanimet Veliki Dalnjik dhe Velikodolinskoe në rajonin Odesa”, u shpreh ministri i mbrojtjes ruse Igor Konashenkov.
Mariupoli është fshirë nga faqja e dheut
Skena tmeruese nga Mikolaev, sulme më i madh deri më tani me raketa, njërëz të varrosur nën rrënoja, ekipet e shpëtimit po përpipeq t'i nxjerrin ata, duke përfshirë gra dhe fëmijë. sipas disa burimeve, të paktën 40 persona u vranë.
Mariupoil u fshi nga faqja e dheut, një oficer policie ukrainas i tha Bajden dhe Makronit se ata kishin marrë ndihmë, por nuk ishin ato që i kërkuan. Qyteti i ngjan Alepos në Siri.
“Liderët e Francës dhe dhe të Shteteve të Bashkuara na premtuan sisteme kundër mbrojtjes ajrore, por ne nuk i morëm ato, shikoni qytetin, kjo është vetëm një pjesë që u shkatërrua nga forcat ajrore ruse. Macron, Biden! Shpëtoni popullsinë, qyteti është i shkatërruar dhe pothuajse nuk egziston, Mariupol është një Aleppo e Sirisë”, theksoi oficeri i policisë ukrainase Mikail Vershinin.
Një fëmijë dy vjeçar humbi jetën nga granatimet ruse
Një vajzë dy vjecare humbi jetën gjatë granatimit rus në veri të Kievit. janë shkatëruar shumë objekte dhe shtëpi.
“Në granatimet e mbrëmshëm sic mund të shihni janë shkatruar shtëpi dhe objektet përreth, ka njërëz të lënduar dhe për fat të keq një fëmijë humbi jetën”, u shpreh kryetari i komunës Petrovski Rodion Starik.
Përpjekjet diplomatike për tejkalimin e krizës vazhdojnë, ndonjëherë me tone më të ashpëra. Në një bisedë telefonike, kreyetari amerikan Biden paralajmëroi homologun e tij kinez Xi Jinping për sanksione të mundshme kundër Pekinit nëse ata përfshihen në ndihmën e Moskës.
SEDAT SELIMI
