Botë
Shqipëri: 614 raste aktive me COVID në vend, 31 të infektuar në spitale, gjashtë në gjendje të rëndë
19.03.2022 18:39
614 raste aktive me COVID janë aktualisht në vendin tonë, ndërsa 31 të infektuar janë të shtruar në spital...

614 raste aktive me COVID janë aktualisht në vendin tonë, ndërsa 31 të infektuar janë të shtruar në spital dhe gjashtë prej tyre janë në gjendje të rënduar.
Nga 1,145 testime në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, ku
19 raste janë në Tiranë, 9 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Korçë, 4 në Lushnje, Himarë, 3 në Durrës, Berat, Skrapar, Gramsh, 2 në Vlorë, Memaliaj, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Dropull, Devoll.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2. Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,939 që nga fillimi i epidemisë.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, shkruan ministria./Top Channel
