Jashari: Shqiptarët përfitojnë nga ndryshimet kushtetuese
Me ndryshimet e reja kushtetuese shqiptarët përfitojnë politikisht, deklaroi ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari...

Ai për “Aktuale.mk” ka deklaruar se ka insistuar që miratimi i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të bëhet me votim të dyfishtë.
“Insistimi im ka qenë që miratimi i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të bëhet me votim të dyfishtë në parlament apo me zbatim të parimit të badenterit jo vetëm me shumicë absolute, ashtu siç insistonte pala tjetër. Bisedat kanë zgjatur diku rreth dy muaj dhe së fundmi arritëm që amendamenti të miratohet përmes shumicës së kualifikuar (dy të tretave), ku sërish vota e deputetëve shqiptarë do të reflektojë dhe ndikojë, ngase dy të tretat në parlamentin aktual përbëjnë 82 deputetë. Besoj se është bërë një punë e madhe, ngase kërkesat e kamotshme të partive politike shqiptare, përfshirë edhe BDI-në, kanë qenë që vendimmarrja në Gjykatën Kushtetuese të rregullohet mbi bazën e parimit të badenterit”- tha Jashari.
