Maqedoni

Kriza politike, opozita dëshiron zgjedhje, Selmani: Tani është koha për të zgjidhur problemet

20.03.2022 14:01

Situata e krijuar me krizën ekonomike, si dhe lufta në Ukrainë i jep hapësirë opozitës në përgjithësi për ta shpeshtuar retorikën...

Situata e krijuar me krizën ekonomike, si dhe lufta në Ukrainë i jep hapësirë opozitës në përgjithësi për ta shpeshtuar retorikën dhe thirrjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare.
 
Profesori Universitar Bashkim Selmani për TVM2 pohoi se, skena politike në taborin maqedonas numëron 2 parti më të mëdha ku njëra prej tyre gjithsesi i fiton zgjedhjet, dhe fajin më të madh për situatën e krijuar sa i përket politikbërjes së jashtme apo asaj të brendshme e kanë pikërisht këto dy subjekte, të cilat duke u kamufluar në vazhdimësi, qytetarin e kanë vendosur në hendekun e demokracisë.
 
“Të dyja partitë më të mëdha politike maqedonase qofshin opozitare apo  në pushtet vinë me bagazhe të hemi të vështirërsuar, pra ne tash edhe sikur të kemi zgjedhje do të vijë përsëri një VMRO, kun ë udhëheqje të sajë është pikërishtë personi I cili akoma shfrytëzon të gjitha benifitet qofshin në aspektin ekonomik qoft në aspektin e komisioneve. Pra tash asnjëra nuk jep llogari, dhe në këtë mes pozitë apo opozitë të dyja partitë maqedonase ju garantoj se 99 për qind të fajsisë e kanë ata, për arsye se ato duke u marrë dhe duke kamofluar të këtilla mes vete, tanimë qytetarët gjenden nën hendekun e demokracisë”, u shpreh profesori universitar Bashkim Selmani.
 
Profesori Selmani poashtu është i mendimit se tani koha është shumë e duhur që të gjitha subjektet të bashkëpunojnë në tejkalimin e problemit me Bullgarinë, dhe zgjedhjet e parakohshme nuk do të jenë veprim i duhur, por nëse kjo nuk do të ndodhë atëher edhe zgjedhjet e parakohshme nuk do të mund të përjashtohen.
 
“Koha tani është shumë e duhur, do të jetë e mirë ose të kenë tolerancë dhe bashkëpunim pozitë dhe opozitë dhe bashkarisht ti zgjidhin problemet, për arsyje se ne e pamë problemin me Greqinë sa zgjati dhe kush humbi, ku humbës dolën qytetarët. E njëjta gjë të mos jetë edhe me kontestin me Bullgarinë, dhe në të gjithë këtë do të humbet kohë të pa-arsyeshme atëher e vetmja zgjedhje do të ishte që të kalohet në zgjedhje, ose për kundrazi janë pjesmarës që i ndihmojnë problemeve ndërkombëtare, dhe në këtë rastë nuk është në interesin e përgjithshme të qytetarëve”, theksoi Selmani.
 
Sipas njohësve të mirë të situatës së krijuar, opozita duhet të jetë ofrues i zgjidhjeve dhe korrektor i politikave të gabuara të Qeverisë, ndërsa shteti duhet që fokusin e saj ta ketë  te stabilizimi i ekonomisë, me theks tek kompanitë të cilat gjenerojnë të ardhura për qytetarët.  
 
FITIM KRYEZIU