Maqedoni
Covid 19: 5 fatalitete, 214 raste të reja në 24 orë
20.03.2022 16:18
Nga 2.133 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 214 raste të reja...

Janë regjistruar 5 persona të vdekur. Nga 2 në Shkup dhe Manastir dhe një në Koçanë. Të gjihë kanë vdekur në kushte spitalore.
Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 3 persona me diagnozë Kovid-19 nga Termini im, që realisht ka humbur jetën prej 12 shkurt deri 25 shkurt.
Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve te 7 persona janë regjistruar komorbiditete.
Të shëruarit në këto 24 orë janë 96, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë, apo 64 janë në Shkup.
Numri i rasteve aktive aktualisht është 2.126 prej të cilëve 1155 në Shkup.
