Maqedoni
Dygjuhësia në uniformat e policisë, Mickoski: Qeveria defokuson krimin dhe dështimin
20.03.2022 16:37
Unë nuk jam ekspert kushtetues dhe do të pres që Gjykata Kushtetuese të vendosë...

Unë nuk jam ekspert kushtetues dhe do të pres që Gjykata Kushtetuese të vendosë, tha lideri i VMRO DPMNE Hristijan Mickoski i pyetur nëse vendosja e stemave dygjuhëshe në uniformat e policisë është kushtetuese. Sipas tij, qeveria me dygjuhësinë e uniformave don që të beje defokusim nga krimi por nuk do të ulë numrin e autobusëve me të cilët të rinjtë shkojnë jashtë vendit.
“Është një përpjekje tjetër për të përçarë njerëzit për të fshehur plaçkën që po e bën kjo qeveri e udhëhequr nga LSDM dhe BDI, kështu që jamë i çuditur se sa lehtë këta politikanë në pushtet shajnë dhe nënvlerësojnë popullin”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Mickovski: Do dalim në rrugë, por tani nuk është momenti
Për aktivitetet e opozitës në mes të krizës ekonomike dhe energjetike dhe luftës në Ukrainë, Mickoski tha se opozita po e rikualifikon strategjinë e saj për të provokuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ne veprojmë brenda institucioneve por nuk e përjashtojmë edhe rrugën, thotë Mickoski.
“Analizat tona të brendshme thonë se në këtë moment është e mundur të ketë infiltrime dhe çdo veprim gueril që do të komprometojnë dhe kontaminojnë popullin e pastër nga gjendja negative e kësaj qeverie të koruprtuar dhe të paaftë dhe në atë mënyrë do të mundësohet frymëmarrja artificiale të atyre që janë në pushtet”, theksoi Mickovski.
Në lidhje me pakon e qeverisë kundër krizës, Mickoski thotë se vetëm po zhytemi në hua dhe kemi borxhin më të madh nga BPV në rajon. Nga kjo situatë po përfitojnë disa persona në pushtet dhe sipas kreut të opozitës bëhet fjalë për grabitje.
SEDAT SADIKI
