Navalni: Regjimi i Putinit nuk ka të drejtë të ekzistoj
Avokati rus Aleksei Navalni, i konsideruar si opozitari numër një i Kremlinit, u dënua me tre vjet e gjysmë burg, me kusht, për keq menaxhim të fondeve publike....

Drejtësia ruse ka paraprirë veprimet e mbështetësve të tij duke përshpejtuar marrjen e vendimit, pasi opozita kishte paralajmëruar protesta masive për 15 janar, kur ishte paraparë të shpallej dënimi.
“Ky regjim nuk ka të drejtë që të ekzistoj. Ai duhet të shkatërrohet. Unë iu bëj thirrje të gjithëve që të dalin në rrugë qysh sot” , ka thënë Navaly.
Me burgim prej tri vitesh e gjysmë u dënua edhe vëllau i tij, Oleg Navalny i cili është burgosur sot. Aleksei Navalny i ka mohuar akuzat dhe thotë se akuzat ndaj tij dhe vëllait, janë bërë vetëm për shkak të kundërshtimeve të tyre ndaj politikës së presidentit Vladimir Putin.
Avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar ankesë ndaj vendimit. Ndërkohë autoritetet e Moskës i kanë paralajmëruar qytetarët që të mos protestojnë pas thirrjes së opozitarit Aleksei Navalny, ngase çdo tubim i paautorizuar do të cilësohet si i paligjshëm.
“Në përputhje me ligjin, të gjitha protestat e paautorizuara do të ndalohen nga organet e zbatimit të ligjit”, citon agjencia e lajmeve Interfax, të ketë thënë një zyrtar i lartë i sigrisë në Moskë.
