Botë

Kosovë: Vazhdon numri i ultë i rasteve me COVID-19, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit

20.03.2022 18:09

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës...

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.058 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
 
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave është 223.346.
 
Në total numri i rasteve aktive është 651. Në 24 orët e fundit janë dhënë 118 doza të vaksinës kundër COVID-19.
 
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.579 doza të vaksinës.
 
Deri më sot 819.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.