Botë

Papa thirrje për armëpushim: Jepini fund kësaj lufte të neveritshme

20.03.2022 19:38

Papa Françesku përdori bekimin dhe fjalimin e tij të së dielës në qytetin e Vatikanit për të thënë se konflikti në Ukrainë...

Papa Françesku përdori bekimin dhe fjalimin e tij të së dielës në qytetin e Vatikanit për të thënë se konflikti në Ukrainë ishte një masakëe e pajustifikuar.
 
Gjatë fjalës së tij, Papa u bëri thirrje liderëve të ndalojnë “këtë luftë të neveritshme”.
 
“Agresioni i dhunshëm kundër Ukrainës për fat të keq nuk po ngadalësohet”, u tha Papa mijëra njerëzve që ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.
 
“Është një masakër e pakuptimtë ku çdo ditë po përsëriten masakër dhe mizori”, shtoi ai./Top Channel