Maqedoni
Parashikimi i motit
21.03.2022 09:03
Moti paradite do të jetë me diell, ndërsa pasdite me vranësira të vogla mesatare...

Moti paradite do të jetë me diell, ndërsa pasdite me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verilindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -10°C deri -2°C, ndërsa ajo maksimale prej 5°C deri 13°C.
Në Shkup moti do të jetë i ngjajshëm ku temperatura minimale do bjerë deri në -5°C, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë 11°C.
Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje.
