Maqedoni

Shkup, sanksionohen 283 shoferë, 95 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

21.03.2022 09:12

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 283 sanksione.
 
Nëntëdhjetë e pesë prej sanksjoneve janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dyzet e pesë sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, dyzet e një sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe pesëmbëdhjetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtëmbëdhjetë gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, shtatë gjoba  për automjete të paregjistruara, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.