Botë
Rrëzohet avioni me 133 pasagjerë në Kinë
21.03.2022 10:17
Një aeroplan i “China Eastern Airlines” me 133 pasagjerë ka pësuar një aksident në malet Guangxi...

Një avion pasagjerësh Boeing 737, me 133 persona në bord, është rrëzuar në lindje të Kinës këtë të hënë.
Media shtetërore kineze ka raportuar se avioni është rrëzuar pranë qytetit Wuzhou, në rajonin Guangxi, në një zonë malore. Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe pamje ku duket një tym i madh në male, ku mendohet se është përplasur avioni.
Grupet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet numri i viktimave.
