Maqedoni

Petkov: Jemi “pro” eurointegrimit të RMV-së, por me kushte

21.03.2022 11:27

Mbështetje për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, kështu u shpreh kryeministri i Bullgarisë...

Mbështetje për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, kështu u shpreh kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”.
 
Sipas kryeministrit bullgar është e nevojshme që fillimisht të zgjidhen disa çështje, siç është respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut me garanci në Kushtetutë. 
 
“Ne jemi për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Shqipërisë. Megjithatë ka disa çështje që duhen trajtuar fillimisht, siç është respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, me garanci në kuadër të Kushtetutës. Kemi një plan dhe komunikim shumë të mirë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë të ecim shpejt përpara.”, tha kryeministri bullgar.