Maqedoni

Imunizimi i popullatës nga COVID 19, karvani i vaksinimit, në 14 komuna

21.03.2022 11:47

Prej sot fillon karvani për vaksinimin anti-kovid që deri më 3 prill do të kalojë nëpër 14 komuna dhe vendbanime....

Prej sot fillon karvani për vaksinimin anti-kovid që deri më 3 prill do të kalojë nëpër 14 komuna dhe vendbanime: Shuto Orizare, Kratovë, Radovish, Strumicë, Novosellë, Shkup, Kumanovë, fshati Matejç në Likovë, Haraçinë, fshati Sandevë në Çucer Sandevë, Zelenikovë, fshati Negotinë në Vrapçisht, Kërçovë dhe Strugë.
 
Karvani organizohet nga Ministria e Shëndetësisë me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), USAID-it dhe UNICEF-it. Katër orë në ditë (nga ora 11 deri në 15 ose nga ora 12:00 deri në 16:00) në sheshe, tregje, shtëpi të kulturës në këto bashkësi lokale, qytetarët do të kenë mundësinë të vaksinohen dhe të informohen për përfitimet e imunizimit kundër COVID-19. Ata që janë vaksinuar jashtë vendit, do të mund të regjistrohen në lokacionet në sistemin “Termini Im”.